• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gazetari zbulon prapaskenat te Vllaznia–Dinamo: Daja kërkoi emrin e arbitrit të VAR

05/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I ftuar në emisionin Max Sport, gazetari Fatjon Baze foli në lidhje me problematikat në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Sipas tij, ndeshja ishte e tensionuar dhe, për më tepër, dy penalltitë e akorduara u kontestuan nga pjesëtarët e stafit të Dinamos.

Baze tregoi një detaj interesant kur trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u interesua se kush ishte arbitri në sistemin VAR.

“Në fund të ndeshjes pati një debat mes Ilir Dajës dhe gjyqtarëve të ndeshjes. Ai u përplas verbalisht me ta, por u ndal nga djali i tij, që është edhe zëvendëstrajner i Dinamos. Kur shkoi në dhomat e zhveshjes, duartrokiti me ironi tifozët e Vllaznisë. Daja u duk i pakënaqur me gjykimin. Gjatë momentit kur gjyqtari kryesor dha penalltinë e dytë, Daja pyeti menjëherë se kush ishte në VAR. Sipas mendimit tim, vendimet e arbitrit ishin të sakta,” tha Baze.

Vllaznia arriti të fitojë ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Shkodranët janë kualifikuar në finalen e Final Four ku presin çiftin Egnatia–Partizani për të mësuar kundërshtarin në finale.

Next Post

​KOK-u ndanë mbi 82 mijë euro për shpresat olimpike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.