Mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova e ka bërë një deklaratë të bujshme pas ndeshjes Rumani – Kosovë.
Futbollisti i Lilles në Francë, vlerësoi se te Kosova “ka probleme të brendshme”, duke mos sqaruar më shumë.
Gazetarja sportive, Qeqa Krelani e ka goditur Edon Zhegrovën përmes një postimi në rrjetet sociale, pas deklaratave të yllit kosovar.
Krelani ka kritika edhe për një pjesë tjetër të lojtarëve të Kosovës pas formës së zbehtë që po e kalojnë “Dardanët”, ndërsa i ka disa fjalë edhe për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Postimi pa ndërhyrje i Qeqa Krelanit
Kur t’me tregon z.Zhegrova me shoke sesi humb prej nje Andorre te cilen s’ke nevoje me pas trajner per mi mposhte…e besa ta mposhti une me shtiklla dhe sesi humb prej nje Bjellorusie qe kishte 17 ndeshje pa fitore mirpo fitoren e pare e mori nga ne…atehere e marr seriozisht kete lojtare me bashke lojtaret e tij. Egocentrizmi yt ne fushe a oshte problem i yti a i FFK-s
Ju edhe Guardiolen e shashtrisni. Pranim & pasimet e topit qe i bojshit …po keto detyra te ABC-s edhe ne Ligen e Kosoves jane tejkalu si probleme.
Bile falenderojuni Xhakes e Shaqes qe dhuraten e Vitit te Ri ua beri para kohe me nje barazim falas! A e pat Xhaken sonte? Dha gol, dha asist.
Mundesisht ne ndeshjet e ardheshme me ia nis urgjent pergatitjet per nje ceremoni pensionimi per shume lojtare aty.
Keshtuqe…
Per me na bind qe e meritoni fanellen e perfaqesueses duheni qe me lojen ne fushe me deshmu qe jeni e kunderta e atyre qe iu udheheqin jashte fushes.
Per problemet e brendshme te FFK-s (e qe ka plot) po flet nje lojtare qe dikur i ka vnu kushte Kosoves qe prej U21 me kalu domosdoshmerisht ne A. Dhe ky kusht eshte vete problemi i shume potpurive te problemeve te tjera ne FFK.
A e keni vrejt sesi disa futbolliste te Perfaqesueses per deshtimet e tyre brenda 90 min loje, menjehere fillojne e permendin patriotizmin, hekat e tyre, luften, heorin Adem Jashari dhe sakrificat e popullit shqiptar.
A ka probleme Federata? Me tonelata. Mirpo arsyeja numer 1 pse ne kemi deshtu si perfaqesuese eshte sepse tipat si Zhegrova e plot disa lojtare aty, mendojne qe jane bossa te Federates ndersa Federata mendon qe jane lojtar te fushes.
Bile prej sonte, ti dhe shume rezervista te tjere nuk bon me u ftu kurr mo. Sepse tash kemi me ia ndrru emrin Kosoves prej Perfaqesueses A ne Perfaqesuese te REZERVISTAVE.
Rregulli sikur ne Abetare – Ftoni lojtaret qe kane minutazhe. Alo. Futbolli ka te bej me emer, mbiemer, fakte, STATISTIKA…Mjaft me rezervista. Mjaft me oportunista.
Edhe mos harroni qe veç me 1 prill ne jemi super perfaqesuese.