• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gazetat italiane: Zhegrovës ia kanë vënë syrin Milani dhe Napoli

01/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anësori i Lilles dhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, tashmë i lidhur me një kalim te Arsenali, është shfaqur si objektiv i verës për Napolin dhe Milanin.

  

Të dy gjigantët e Serisë A janë në kërkim të një anësori të ri sulmues. Zhegrova, me kontratë me Lille deri në qershor 2026, është ndër objektivat e tyre, sipas raportimeve në Itali, transmeton lajmi.net.

Il Corriere dello Sport raporton se 24-vjeçari është ndër kandidatët e Napolit për të zëvendësuar Hirving Lozano, i cili mund të largohet nga “Stadio Maradona” në verë, duke pasur klube të Premierligës dhe Ligue 1 të interesuara për nënshkrimin e tij.

Gazeta pretendon se Napoli dhe Lille janë në marrëdhënie të mira, por kjo nuk do të thotë se kampionët e Serisë A do të kenë trajtim preferencial në garën për lojtarin kosovar.

Zhegrovës ia ka vënë sytë edhe Milani, raporton gazeta Tuttosport.

Anësori i talentuar është në axhendën e kuqezinjve së bashku me Adama Traore, Riccardo Orsolini, Hakim Ziyech dhe Nicolo Zaniolo./Lajmi.net/

  


Next Post

Ferizaj futet në karantinë deri në ndeshjen e barazhit kundër Lirisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.