Tuesday, 13. October 2026
Sport

Genc Nuza me shokë, delegohen për ndeshjen e UEFA Conference League-s

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari kosovar Genc Nuza është deleguar nga UEFA-ja për të drejtuar si gjyqtar kryesor ndeshjen ndërmjet FC Twente dhe FC Thun, në kuadër të fazës së ligës së UEFA Conference League-s.

Takimi do të zhvillohet më 15 tetor në Enschede të Holandës.

Në këtë përballje, Nuza do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa. Gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti, ndërsa në sistemin VAR do të angazhohet Alban Shala në rolin e AVAR-it.

Teilen: