Një sulmues i ri për Genoa. Klubi italian së shpejti do të jetë gati të mirëpresë Mateo Retegui si sulmuesin e tyre më të ri. Lojtari italo-argjentinas i Boca Juniors, i huazuar te Tigre, po përgatitet t’i bashkohet ligës së Serie A pasi u thirr nga Roberto Mancini në kombëtaren italiane. Retegui dhe Genoa kanë gjetur marrëveshjen së bashku.
Retegui do t’i bashkohet Genoas për një shumë prej 15 milionë eurosh. Do të përfundojnë edhe disa detaje të tjera formale dhe më pas sulmuesi do të zbarkojë në Genoa.
Për tifozët, Retegui është një siluetë e Diego Milito dhe Rodrigo Palacio, dy sulmuesit legjendar të Genoa që kanë luajtur dikur me fanellën kuqeblu./h.ll/abcnews.al