Sunday, 17. May 2026
Sport

Genoa numëron ndeshjen e tretë pa fitore

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Genoa numëron ndeshjen e tretë pa fitore!

Atalanta bind me rezultatin 2-0 ndaj Genoas, duke u rikthyer te suksesi në kampionat, ndryshe nga skuadra e Gilardinos numëron ndeshjen e tretë pa fitore.

Sfida e vlefshme për javën e nëntë të Serie A rezultoi shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

Deri në minutën e 68’ takimi vazhdoi me barazimin 0-0 dhe ishte pikërisht ajo minutë, kur Lookman gjeti rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar këtë sfidë.

Teilen: