• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Genoa triumfon ndaj Bolognas, skuadra e Motta-s rrezikon të bjerë në vend të pestë

25/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Genoa-Bologna zhvilluan këtë të premte ndeshjen e fundit të sezonit.

Takimi i vlefshëm për javën e 38-të të Serie A u mbyll me fitoren 2-0 të vendasve, në një takim që rezultoi shumë i luftuar.

Genoa zhbllokoi sfidën në minutën e 13’, pas golit të shënuar nga Malinovsky, ndërsa pavarësisht rasteve që pasuan këtë gol, fraksioni hapës përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë u shënuar edhe një gol tjetër, ndërsa ishin sërish vendasit ata që gjetën rrugën drejt rrjetës.

Pas asistit të dhuruar nga Gudmundsson në minutë e 59’, Vitinha e dërgoi topin në fund të rrjetës dhe dyfishoi avantazhin e ekipit të tij si dhe njëkohësisht vulosi këtë takim.

2-0 dhe Genoa e mbyll sezonin në vend të 11 me 49 pikë, teksa Bologna e Thiago Motta-s bie në vend të katërt të renditjes në kuotën e 68 pikëve dhe në rast të një suksesi të Atalanta-s ndaj Torinos këtë të dielë, atëherë Bologna rrezikon të bjerë edhe në vend të pestë të renditjes.

Next Post

Dita e ndeshjeve të javës së fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës, luftohet për t’i ikur barazhit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.