Paga e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard në klubin e Arabisë Saudite, Al-Ettifaq, është zbuluar të jetë afro 18 milionë euro në vit.
Gerrard morri drejtimin e klubit saudit pavarësisht se marrëveshjet e mëparshme dështuan, dhe tani ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me Al-Ettifaq.
Gerrard është një nga shumë lojtarët dhe trajnerët e profilit të lartë që ka kaluar në Lindjen e Mesme muajt e fundit, me klubet saudite që ofrojnë paga marramendëse për yjet evropianë që nga kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassri në muajin janar të këtij viti.
Pas periudhave të shkurtra si trajner në ekipin skocez Rangers dhe ekipin e Premier Ligës, Aston Villa, paga prej 350 mijë eurosh në javë e Gerrard te Al-Ettifaq është padyshim një faktor në vendimin e tij për të kaluar në Arabinë Saudite.
Sipas “The Sun”, ish-trajneri i Aston Villas tani qëndron si trajneri i katërt më i paguar në botë, vetëm pas Jurgen Klopp të Liverpoolit që merr afro 19 milionë euro në sezon, Pep Guardiolës me 23 milionë euro në vit dhe Diego Simeones të Atletico Madridit që përfiton plot 34 milionë euro në vit.