• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gerrard refuzon Rangers-in e Nedim Bajramit, skocezët mbeten pa trajner

13/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rangers Glasgow mbetet pa trajner pas refuzimit të Steven Gerrard për t’u rikthyer në pankinën e klubit skocez. Sipas medieve britanike, bisedimet mes palëve ishin drejt përfundimit, por ish-‘ylli’ i Liverpoolit ka vendosur të mos e pranojë ofertën, duke qëndruar në Bahrein, ku aktualisht jeton dhe punon.

Ky zhvillim e lë një nga klubet më të mëdha të Skocisë në pasiguri të plotë, në një moment delikat të sezonit, si në kampionat ashtu edhe në garat europiane.

Në mesin e lojtarëve që po përjetojnë një periudhë të vështirë në Glasgow është edhe Nedim Bajrami, anëtari i Kombëtares Shqiptare. Fantazisti kuqezi nuk po kalon një moment të mirë dhe është përjashtuar nga lista e ndeshjeve europiane të Rangersit, gjë që ka ngjallur mjaft diskutime në ambientin sportiv.

E ardhmja e Bajramit në klub mbetet e paqartë, ndërsa situata e paqëndrueshme në pankinë e vështirëson edhe më shumë pozitën e tij. Për momentin, Rangers kërkon një trajner të ri që do të mund të rikthejë stabilitetin dhe t’i japë skuadrës identitetin që mungon pas largimit të fundit teknik.

Next Post

Juventus i uron fat Edon Zhegrovës në ndeshjen kundër Suedisë me moton “Zgjohu dhe vepro”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.