Getafe ka marrë tre pikë që peshojnë shumë në stadiumin “Benito Villamarín” në Sevilla.
Atmosferë e bukur sportive, 40.289 shikues panë lojë të mirë mes Betis-it e Getafe-s.
Skuadra e Getafe-s ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në konak të Betis-it.
Autor i golit është Omar Alderete në minutën e 69-të.
Getafe ngritet në vend të 16-të me 38 pikë e Betis është i 6-ti me 56 sosh pas 36 javësh në kampionatin spanjoll.