• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gëzim Morina rinovon kontratën me Yllit

06/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KB Golden Eagle Ylli ka njoftuar se kapiteni Gëzim Morina do të vazhdoj të jetë pjesë e ekipit nga Suhareka edhe për një periudhë të gjatë.

Ylli që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll, ka shkruar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me Morinën.

Në fakt, në njoftimin e lëshuar të dielën mbrëma, thuhet se Morina ka rinovuar kontratën edhe për tri vjet tjera me Yllin.

Madje, Ylli ka shkruar se kapiteni Morina do të jetë pjesë e misionit të Yllit, ekip që në sezonin e ri synon të gjithë trofetë.

“Ju rikujtojmë se kapiteni Gëzim Morina do të vazhdojë të shkruajë historinë me KB Golden Eagle Ylli edhe për 3 sezone të tjera. 50 Vjetorin e festojmë me një kapiten i cili gjithmonë ishte në gjendje gadishmërie për klubin dhe Suharekën”, ka shkruar Ylli.

Në krye të Yllit për sezonin e ri, do të jetë trajneri nga Greqia, Fotis Takianos, që në të shkuarën ka udhëhequr Rahovecin e Bashkimin.

Next Post

Botafogo dëshiron Davide Ancelottin si trajner

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.