Tuesday, 18. August 2026
Sport

Gëzim në familjen e Berat Gjimshitit, kapiteni i Kombëtares bëhet baba për herë të tretë

GS 19/01/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti është bërë baba për herë të tretë.

Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.

Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja serbe Alisa Jalize sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes.

“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti.

Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar.

Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Djimsiti Gjimshiti Berat (@djimsitiberat)

Teilen: