Wednesday, 28. January 2026
Sport

Gëzuar Krishtlindjen! Në Katedralen e “Shën Palit” mbahet mesha për besimtarët katolikë

GS 24/12/2023 1 Min. Lesezeit

TIRANË- Besimtarët e krishterë mbrëmjen e sotme kremtojnë festën Krishtlindjes.

Në kryeqytet mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes ka nisur në orën 23:00 të së dielës në Katedralen e Shën Palit, ndërsa do të vazhdojë deri në mesnatë.

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin po kremtojnë Krishtlindjen.

Për mikrofonin e ABC News, besimtarët uruan njëri tjetrin për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.

Të hënën mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

ABC News uron të gjithë besimtarët gëzuar Krishtlindjen!/ abcnews.al

Teilen: