Botërori i Gianni Infantino-s nisi në Meksiko Siti, ku edhe mbajti konferencën për shtyp, e cila i parapriu ndeshjes mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut dhe mbaroi në Një Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky Botëror do të futet në histori pasi numri një i FIFA-s tentoi që të ndite fizikisht të paktën dy ndeshje në ditë. Një privilegj të tillë ja mundësoi partneriteti që lidhi FIFA me “Qatar Airëays”.
Sipas të dhënave të “FlightAëare” numri një i FIFA ka udhëtuar mbi 100,000km në një charter privat të ofruar nga kompania në fjalë. Kështu ai ka grumbulluar 142 orë fluturimi mes 18 qyteteve të vizituara.
Burime të “The Neë York Times” në FIFA kanë mësuar se në ato ndeshje ku Infatino nuk ishte në stadium ndiqte ndeshjet nga sedilja e pasagjerit e veturës së tij ose nga ekrani i veçantë që kishte në charter. A.V.