Trajneri amerikan, Greg Gibson, është emëruar trajner i ri i klubit me renome të basketbollit, Peja.
Pejanët njoftojnë se Gibson ka përvojë të gjatë si trajner.
“Amerikani Greg Gibson do të jetë trajner i KB Pejës për sezonin 2025/2026.
Me përvojë mbi 25 vjeçare si trajner, Gibson tashmë vjen në Pejë për të sjellur njohuritë dhe aftësitë e tij.
Gibson ka karrierë të pasur në Ligat Europiane si Finlanda, Belgjika, ku ka arritur plot 4 herë të shpallet Kampion në Finlandë.
Amerikani ka drejtuar skuadra në kompeticione prestigjioze Europiane si Eurocup, Champions League, VTB League dhe Europe Cup.
KB Peja i uron mirëseardhje në “Karagaçi” trajnerit Gibson – dhe kështu hapim kampanjën 2025/26”, njofton KB Peja.