• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gimenez befason të gjithë: Nuk kam agjent, nuk kam folur me askënd

29/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane, Santiago Gimenez befason të gjithë: Nuk kam agjent, nuk kam folur me askënd.

Santiago Gimenez është një nga sulmuesit më të mirë për momentin në Evropë.

Sulmuesi meksikan ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit holandez Feyenoord Roterdam duke shënuar gola të shumtë në këtë fillim edicioni.

Reprezentuesi i Meksikës në 11 ndeshje zyrtare ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Real Madrid, Chelsea, Arsenal, Borussia Dortmund e Inter janë top klubet evropiane që duan transferimin e sulmuesit meksikan.

Megjithatë Gimenez ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk ka agjent dhe se personi që merret me të ardhmen e tij është babai i tij.

“Në orët e fundit ka pasur shumë spekulime rreth së ardhmes sime, shumë njerëz po flasin për mua. Por, dua të theksoj se unë nuk kam asnjë agjent, personi që merret me të ardhmen time është babai im”.

“Ju lutem të mos merrni parasysh asnjë deklaratë nga persona të tjerë. Nëse do të ketë të reja, atëherë unë nuk do të hezitoj t’i ndaj ato me publikun”, ka shkruar Gimenez në rrjetet sociale.

Feyenoord është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse thehet rekordi i transferimeve në Eredivisie.

Gjiganti holandez i ka vendosur çmimin e largimit yllit kryesor të skuadrës prej 100 milionë euro, shumë që do ta bënte Gimenezin lojtarin më të shtrenjtë në histori të kampionatit holandez.

Next Post

​Inter-Roma, formacionet e mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.