• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gimenez has probleme te Milani

06/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Santiago Giménez do të përdorë numrin 7 me Milanin në Serie A dhe Kupën e Italisë, por gjithçka tregon se në Ligën e Kampionëve të UEFA-s ai do të duhet ta ndërrojë atë, pasi rregullorja nuk lejon që dy lojtarë të kenë të njëjtin numër Brenda një edicioni.

Álvaro Morata, edhe pse e ka lënë Milanin për t’u transferuar te Galatasaray në Turqi, ishte regjistruar me numrin 7 në Ligën e Kampionëve me këtë klub. Prandaj, Santiago nuk do të mund ta përdorë këtë numër nëse Sérgio Conceição e kërkon atë për ndonjë ndeshje eliminimi direkt.

Zgjidhja do të jetë ta ndryshojë numrin e tij specifikisht për këtë garë. Më e mundshme është që ai të marrë numrin 9, i cili aktualisht mbahet nga Luka Jovic, serbi që luan në kompeticionet vendore. Arsyeja për këtë është se numri 9 nuk është regjistruar nga ekipi kuqezi për këtë sezon të Ligës së Kampionëve, kështu që mbetet i lirë për t’u përdorur nga futbollisti meksikan i Milanit.

Milani do të luajë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve kundër Feyenoord, ish-ekipit të Giménez. Ndeshja e parë e “play off”-it do të zhvillohet të mërkurën, më 12 shkurt, ndërsa e dyta më 18 shkurt.

Në prezantimin e sulmuesit te kuqezinjtë, Zlatan Ibrahimovic bëri një paralajmërim se Giménez do të luajë ndaj Feyenoord-it, edhe pse ky është ish-ekipi i tij i freskët. Edhe pse suedezi nuk është trajneri, ai la të kuptohet se mund të marrë minuta dhe madje shpreson që të shënojë.

Next Post

Ekipi niset për në Firence, Marota batuta me tifozët: Duhen para në verë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.