Sunday, 16. August 2026
Sport

Gimenez në plan të parë, Hojlund e Zirkze si alternativa për Milanin në ditët e mbetura të merkatos

GS 28/01/2025 1 Min. Lesezeit

Milani vijon të ketë Santiago Gimenezin si objektiv kryesor të merkatos. Me ende tri ditë kohë, kuqezinjtë e kanë rritur ofertën e tyre në 35 milionë euro, teksa vetë futbollisti i bën presion Fejnordit për ta shitur.

Screenshot 2025-01-28 200727

Klubi holandez, ka bërë të ditur se nuk do të marrë asnjë vendim pa mësuar fatin në Ligën e Kampioneve ku bardhekuqtë luftojnë për një vend mes tetë më të mirave. Vetëm në këtë mënyrë ata do të privoheshin nga bomberi i tyre. Edhe Milani shpreson tek 1/8-at sepse me 20 milionë euro premio, do të ishte më e lehtë të blinin Gimenezin.

ALTERNATIVAT – Sidoqoftë, “Djalli” ka edhe plane alternative. Nëse dështon blerja e meksikanit, do të tentohet njëri mes Hojldunit dhe Zirkezës. Të dy me përvojë në Serinë A, kanë pasur pak hapësirë në Angli, ndaj një rikthim i njërit syresh nuk do të ishte hipotezë për t’u hedhur poshtë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: