Sulmuesi i Sportingut të Lisbonës, Viktor Giokeres, ka arritur një marrëveshje me portugezin për një transferim të tij në verë. Ylli suedez, i cili nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me Sportingun në vitin 2023, thuhet se ka një marrëveshje verbale që do ta lejojë atë të largohet për 60 milionë paund në fund të këtij sezoni.
Kjo do t’i jepte mundësi 26- vjeçarit për të zgjedhur një destinacion më të mirë për të ardhmen e karrierës së tij, pas shkëlqimit të tij në Portugali që nga transferimi i tij nga ekipi i Championship-it, Koventri Siti.
Kjo do të ishte gjithashtu një ndihmë e madhe për klubet e interesuara për shërbimet e tij, duke përfshirë Mançester Junajtidin dhe Arsenalin, të cilat ishin përgatitur për të paguar shifrën e 85 milionë paundëve, që mendohet se është klauzola e prishjes së kontratës së tij.
Por sipas “Sky Germany”, Giokeres tani mund të jetë në dispozicion për një shifër shumë më të ulët. I njëjti informacion pretendon se “Topçinjtë”, “Djajtë e Kuq”, Liverpuli, Çelsi dhe Mançester Siti, që së shpejti do të jetë shtëpia e drejtorit sportiv të Sportingut të Lisbonës, Hugo Viana, janë informuar të gjithë për marrëveshjen.
PANORAMASPORT.AL