Giovanni Manson Ribeiro është zgjedhur “Ylli i Javës” në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Futbollisti brazilian i realizoi dy gola unikë në fitoren e Ballkanit ndaj Ferizajt, e cila përfundoi me fitoren bindëse të therandasve me rezultat 4:0.
Kështu, lojtari i ekipit nga Suhareka me plot meritë e fitoi epitetin e futbollistit më të mirë të javës në ligën elitare të futbollit kosovar.
Pasi e mori këtë çmim, Giovanni u shpreh mjaft i lumtur.
“Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj këtë gol me biçikletë. Ishte një gol shumë i bukur. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin dhe ekipin e trajnerëve që më kanë ndihmuar çdo ditë për të përmirësuar lojën time. Jam shumë i lumtur që shënova këto dy gola. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë të dielën. Gëzimi po rritet vit pas viti, prandaj jam shumë i lumtur. Duhet të vazhdojmë të punojmë gjatë kësaj jave, për të bërë një ndeshje të madhe të dielën dhe për të punuar për një kampionat të mirë, që në fund të shpallemi kampionë. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin që jam përzgjedhur “Ylli i Javës”, trajnerët e mi, shokët e ekipit, presidentin dhe të gjithë ata që janë pjesë e ekipit. Pa ndihmën e tyre, asgjë nuk do të ishte e mundur. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Ballkani ka pasur tre vite që është shpallur kampion, dhe do të vazhdojmë të punojmë, duke mbajtur fokusin, për t’u shpallur kampionë çdo vit që vjen”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.