Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka komentuar humbjen turpëruese ndaj Bjellorusisë.
Kosova u mposhtë 2:1 në Budapest nga Bjellorusia, transmeton lajmi.net.
Kjo humbje ka zbehur shumë gjasat për kualifikim në Euro 2024.
Pas ndeshjes trajneri tha se duhet ta analizojnë ndeshjen, pasi as ai vet nuk e dinë se çfarë ndodhi.
“Normalisht që e ndjejmë këtë humbje.
Është e vështirë të themi arsyen e humbjes pasi duhet të analizojmë më thellë.
Jemi në deponim negativ dhe na duhet kohë të dimë qa ndodhi”, tha fillimisht ai.
Ai u pyet për dorëheqje, por tha se nuk mendon për atë gjë.
“Kur jam në lojë jam vetëm brenda lojës nuk mendoj asgjë tjetër, njëjtë mendoj edhe tani’, tha më tej ai.
Pas kësaj humbje Kosova qëndron në vendin e pestë në grupin I, me vetëm tri pikë./Lajmi.net/