Trajneri francez, Alain Giresse nuk do jetë në krye të kombëtares daradane.
Giresse u shkarkua pas dështimit në ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Lajmin e ka bërë të ditur federata, me anë të një njoftimi zyrtar.
Në katër ndeshje sa ka zhvilluar Kosova në kuadër të kualifikuesve për Euro 2024 ata kanë vetëm tri pikë, dhe zënë vendin e parafundit në tabelë.
Alain Giresse mori drejtimin e ‘Daradanëve’ në shkurt të vitit 2022.
Në 11 ndeshje sa ka qenë në stolin e Kosovës numëron vetëm tri fitore, katër humbje dhe katër barazime./Lajmi.net/