Këtë të shtunë në orën 18.30 në Montolivi luhet Girona – Barcelona. Skuadra e tretë kundër të dytës, të ndara nga 2 pikë 5 javë nga fundit. Nëse skuadra e Michel mund atë të Xavit e parakalon, dhe vlen të kujtohet se në Montjuic në 10 dhjetorin e kaluar sfida përfundoi 4-2 për Gironan.
Një supër ndeshje që ju dha Dovbyk me shokë vetëndërgjegjësimin për forcën e tyre. Ajo Girona luftonte me Realin për kreun e La Ligas. Disfata 4-0 e pësuar në Bernabeu dy muaj më pas, në 10 shkurt ktheu në La Liga hierarkinë natyrale, por nuk demoralizoi Gironan që javën e kaluar siguroi një vend europian për herë të parë në historinë e saj të shkurtër, ku është ngjitur në La Liga për herë të parë në 2017, dhe nëse fiton këtë të shtunë do të jetë matematikisht në Championsin e ri 2024-2025.
Një mrekulli po të marrësh në konsideratë se që nga 2017 kur u ngjit për herë të parë në elitë, Girona ka rënë dy herë nga kategoria.
Për t’ju rikthyer derbit katalan, nuk ndodh që nga sezoni 1941-1942 që Barcelona ta mbyllë kampionatin pas një tjetër skuadre të kësaj krahine.
Atëherë e parakalonte Espanyol dhe tani një arritje të tillë, plot 82 vjet më pas mund ta realizojë Girona. Nëse ndodh Michel do të çonte skuadrën e tij në Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite duke i mohuar shumë të ardhura Barcelonës, gjithmonë në kërkim të dëshpëruar të parave dhe që tani është jashtë Botërorit për Klube të vitit 2025, ku është parakaluar në renditje nga Atletico.