Girona dhe Real Madridi do të ballafaqohen në xhiron e tetë të La Ligas.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Estadi Municpal de Motivili”, duke filluar nga ora 18:30.
Girona e ka nisur për mrekulli sezonin e ri, duke fituar në gjashtë takime dhe duke barazuar në një tjetër. Ky është fillimi më i mirë në histori të klubit nga Katalonia.
Klubi katalunas sot do të ketë një përballje të vështirë me kampionin e shumëfisht të Spanjës dhe Evropës, për të vazhduar serinë pa humbje.
Real Madridi do të jetë pa katër lojtarë në këtë ballafaqim, me David Alaban, i cili gjithashtu është në mesin e të lënduarve, pos Eder Militaos, Arda Gulerit dhe Thibaut Courtoisit.
Në anën tjetër te Girona mungesë do të jetë Bernardo Espinosa, Toni Villa dhe Borja Garcia.
Përndryshe, klubi katalunas ditë më parë e shijoi vendin e parë në La Liga për herë të parë në histori të klubit. Bile trajneri e bëri screen tabelën, pasi gjatë rrugës nuk po besonte se po kryesonte në krye të elitës spanjolle.
Aktualisht në vend të parë është Barcelona me një ndeshje më shumë të zhvilluar, pasi shënoi fitore ndaj Sevillas gjatë së premtes, duke grumbulluar 20 pikë, një më shumë se Girona dhe dy më shumë se Real Madridi, që pozicionohet në pozitën e tretë.