• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, January 7, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Girona nuk e do Rrahmanin

03/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi Albion Rrahmani i realizoi 22 gola dhe dhuroi katër asistime në 66 ndeshje të luajtura me fanellën e Spartës së Pragës, skuadrës që shpenzoi 5 milionë euro për transferimin nga Rapidi i Bukureshtit në vitin 2024.

Por, ai nuk pritet të vazhdojë me skuadrën çeke dhe pritet të largohet në këtë afat kalimtar dimëror.

Rrahmani, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kërkohej nga Lyoni, West Ham Unitedi dhe Girona.

Transferimin në njërën prej top-pesë ligave evropiane, Rrahmani e kishte bërë me dije edhe pas fitores 2:1 me Spartën ndaj Universitatea Craiovas në Ligën e Konferencës.

Megjithatë, në Spanjë të shtunën kanë raportuar se Girona ka hequr dorë nga transferimi i reprezentuesit të Kosovës.

Çmimi i tij në faqen “transfermarkt” është 7.5 milionë euro.

25-vjeçari me Kosovën ka luajtur në 21 ndeshje, ndërsa ka shënuar gjashtë gola.

Next Post

Broja titullar, por Burnley humbet përsëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.