Futbollisti ukrainas, Artem Dovbyk, ka shënuar het-trik, për fitoren e thellë të Girona-s, me rezultat 4:1 ndaj Sevillës, në takimin e javës së 20-të të kampionatit spanjoll.
Artem Dovbyk ka treguar lojë të madhe dhe është më i merituari për tre pikët e Girona-s dhe që i shkaktoi humbje turpëruese Sevillës.
Artem Dovbyk ka shënuar në minutën e13-të, 15-të e 19-të.
Tsygankov (56′) ka shënuar golin e katërt për Girona-n.
Romero ka shënuar në minutën e 10-të për mysafirët.
Girona kryeson me 52 pikë, duke lënë pas Realin me 51 (një ndeshje më pak).
Sevilla është në vend të 17-të me 10 pikë të mbledhura.