• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Giroud: Gati të përjetoj ëndrrën amerikane, kush më bindi të vija këtu

02/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Oliver Giroud ka zbarkuar në SHBA. Sulmuesi francez është gati të nisë aventurën amerikane me Los Angeles FC, klub me të cilin ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2025.

37-vjeçari, i cili në tri sezonet e fundit ishte pjesë e Milanit në Serie A, ka zbuluar personin që e bindi të vijonte karrierën përtej oqeanit.

“Shpresoja të kisha mundësinë të bëja më tepër, por nuk do t’i harroj kurrë 13 vitet e kaluara në futbollin europian. Gjithashtu edhe vitet e kaluara me kombëtaren e Francës janë të paharrueshme.

Unë gjithsesi mbetem një person shumë konkurrues dhe dua të jap më të mirë time edhe tek ekipi i ri. Dua të fitojë të tjerë trofe, tashmë me fanellën e Los Angeles FC.

Është fantastike të rigjej Hugo Lloris. Të them të vërtetën, ishte pikërisht Hugo ai që më mbushi mendjen të vija këtu për të përjetuar ëndrrën amerikane”.

Dhe pas shumë “betejave” e sukseseve së bashku me portierin e njohur te Franca tashmë do të jenë përsëri shokë skuadre te Los Angeles FC.

Giroud ka veshur 137 herë fanellën e kombëtares franceze, teksa për momentin është golashënuesi më i mirë në historinë e “Gjelave” me plot 57 gola.

Next Post

Eliminimi i ekipeve shqiptare nga Europa dhe çështja e Refik Halilit, drejtori i Kukësit nuk kursehet:

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.