Futbollisti i Milanit, Olivier Giroud ka folur për synimet e “Rossoneri” në sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi francez mendon se Serie A do të jetë mjaft interesante në edicionin 2023/24, ndërsa mendon se për titull do të luftojnë disa skuadra.
Natyrisht, në mesin e tyre ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelseat e përfshiu edhe ekipin Kuqezi, i cili e kishte fituar titullin e kampionit vitin e kaluar, ndërsa së fundmi e fitoi atë Napoli.
“Për titull do të jenë kandidate 5-6 skuadra, njëjtë si vitin e kaluar dhe sikur para dy vjetësh. Napoli, Inter, Juve, Lazio e Roma. Do të jetë e vështirë, por jemi mjaft të gatshëm dhe të motivuar”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi francez për “Milan TV”.
Ai foli edhe për turneun amerikan dhe për përgatitjet e gjysmëfinalistit të Ligës së Kampionëve atje.
“Ndjenjat janë të mira, por unë isha i lodhur paksa për këto ndeshje.
Barcelona vrapoi shumë. Mund të përmirësohemi ende në presing.
Jemi duke punuar.
Jam i lumtur për djelmoshat e rinj, të cilët janë bërë pjesë e skuadrës. Ata e kanë një mentalitet të mirë, të duhur.
Këto ndeshje do t’i shfrytëzojmë për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë më të mirë kur të fillojë sezoni”, përfundoi Giroud.