• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Giuntoli ka një plan B dhe një plan C

01/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi është në kërkim të një mesfushori për të përforcuar organikën për sezonin e ardhshëm dhe emri i piketuar nga bardhezinjtë është ai i holandezit Teun Koopmeiners, i cili po shkëlqen te Atalanta.

Giuntoli ndjek prej kohësh holandezin dhe ka trokitur edhe zyrtarisht në dyert e Atalantës për të kërkuar informacion për kartonin e tij, megjithatë bergamaskët pretendojnë të paktën 60 milionë euro, shifër kjo që ka stepur jo pak klubin torinez.

Te Juventusi shpresojnë ende që Atalanta të ulë pretendimet, por në të njëjtën kohë kanë nisur të studiojnë tregun për të pasur edhe një plan B apo një plan C. Kështu dy emra të tjerë që Giuntoli po mban nën vëzhgim janë Mateo Guendozi i Lazios dhe Samardzic i Udineses.

Për të parin Lazio mund të pranojë të heqë dorë nëse vjen një ofertë prej 30 milionë eurosh, duke qenë se e bleu vetëm një vit më parë nga Marseille për 18 milionë euro.

Nga ana tjetër Udinese kërkon minimalisht 25 milionë euro për Samardzic, por serbi është ende i ri dhe nuk ofron shumë garanci.

Ndërkohë, trajneri i ardhshëm i bardhezinjve, Thiago Motta, mësohet se ka pasur një telefonatë me francezit Adrien Rabiot, të cilin ka provuar ta bindë që të firmosë zgjatjen e kontratës me Juventusin.

Motta dhe Rabiot kanë qenë shokë skuadre te PSG-ja disa sezone më parë dhe tekniku italo-brazilian po kërkon një tjetër bashkëpunim me të, por mbetet të shihet nëse francezi do të pranojë ofertën e rinovimit me pagë 7 milionë euro në sezon.

Next Post

Në Spanjë e konfirmojnë, Theo Hernandez pranë kalimit te Bayern Munich

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.