Gjashtë gola në Glasgou, Skocia në festë, pasi që ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian në futboll.
Skocia ka barazuar me rezultat 3:3 me Norvegjinë, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Për skocezët shënuan McGinn (10′), Ostigard (33′-autogol), Armstrong (59′) dhe për Norvegjinë realizuan Donnum (3′), Larsen (20′), Elyounoussi (86′).
Spanja përfundon para me 21 pikë në Grupin A, pasojnë Skocia me 17, Norvegjia 11, Gjeorgjia 8 e Qipro me 0 pikë.