Në një intervistë për Amazon Prime Video, Pierre Emerick Aubameyang zbuloi se periudhën më të mirë në karrierën e tij e kaloi te Barcelona, pikërisht në klubin ku luajti për një kohë të shkurtër, pasi kishte veshur ngjyrat e disa prej klubeve më të mëdha evropiane si p.sh. Dortmund, Arsenal, Chelsea dhe aktualisht Marseille.
“Këto janë gjashtë muajt më të mirë të karrierës”, tha sulmuesi, në intervistë, ndërsa dëgjonte një regjistrim të atmosferës në “Camp Nou”.
“Sinqerisht, kurrë nuk më ka pëlqyer kaq shumë të luaja futboll dhe të shkoja në stërvitje. E kam seriozisht, madje kam shkuar në stërvitje në ditët e pushimit. Ishte e pabesueshme”, tha sulmuesi gabonez.
🎙 “Je pense que j’ai passé les 6 meilleurs mois de ma carrière. Je n’ai jamais autant aimé jouer et aller à l’entraînement. J’y allais même les jours off.”@Auba juge les ambiances dans les clubs où il a joué 🙌 pic.twitter.com/EdcxgEMOC2
— Prime Video Sport France (@PVSportFR) November 11, 2023