• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjashtë ndryshime në përbërje, kështu pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Ishujve Faroe

19/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmja e nesërme do të jetë një festë madhështore për gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, teksa do të festohet edhe zyrtarisht kualifikimi në Evropian.

Me një “Air Albania”, të mbushur plot e për plot, kuqezinjtë e Silvinjos, do të kërkojnë ta festojnë me një fitore ndaj Ishujve Faroe, këtë sukses madhështor të arritur, për sa i përket kualifikimit, shkruan Panorama.

Duke patur parasysh faktin se përballë është një rival modest, ashtu siç u tha edhe në konferencë për shtyp, trajneri Silvinjo është i prirur të bëjë disa ndryshime. Plot 6 pritet të jetë numri i ndryshimeve të bëra nga Silvinjo, në krahasim me sfidën e fundit.

Në mesin e shtyllave pritet të luajë Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti.

Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij. Pra, Strakosha, Balliu, Bare, Muçi, Uzuni dhe Daku, pritet të jenë 6 futbollistët e rinj që mund ta nisin nga minuta e parë duelin ndaj Ishujve Faroe, që do të jetë dhe i fundit në grupe.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Bare, Asani, Uzuni, Muçi, Daku.

Next Post

VIDEO/ Portieri kroat harron rregullat e futbollit, me gafën e tij lejoi të shënohet një gol që nuk shihet shpesh!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.