Thursday, 30. April 2026
Sport

Gjatësia e barit dhe sherri për shkeljen e stemës, Atletico Madrid-Arsneal nuk mbaron kurrë

GS 30/04/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid dhe Arsenal i kanë dhënë jetë një beteje të vërtetë në fushën e lojës ndërsa barazimi 1-1 është paraprirë dhe pasuar nga shumë polemika.

Gati dy orë përpara ndeshjes stafi drejtues i Arsenal ftoi UEFA-n që të inspektonte fushën e “Riyadh Air Metropolitano” duke kërkuar matjen e gjatësisë së barit. Sipas klubit britanik gjatësia e barit në Madrid ishte mbi 30 milimetra (limiti i lejuar nga UEFA). Ndërsa pas matjeve të bëra gjatësia ishte 26 milimetra.

Në fund të ndeshjes trajneri i Atletico-s, Simeone, u kap me mbrojtësin e Arsenal, Ben White. Sipas medieve spanjolle arsyeja e sherrit që u ndez në hyrje të dhomave të zhveshjes ishte se mbrojtësi kur doli nga fusha nuk evitoi që të kalonte mbi stemën e klubit.

Teilen: