Sunday, 24. May 2026
Sport

Gjendet audio e blasfemisë në ndeshjen me Juventusin, ja çfarë rrezikon Lautaro Martinez

GS 01/03/2025 1 Min. Lesezeit

Ishte përfolur gjatë këtyre ditëve që prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit kishte nisur një hetim për blasfeminë e Lautaro Martinezit në fundin e ndeshjes me Juventusin.

lautaro

Në fillim u tha se mungonte audio, por prova është gjetur dhe me shumë mundësi është vërtetuar fraza e thënë prej Lautaros. Sigurisht që kapiteni nuk e ka pranuar pas ndeshjes kundër Xhenoas, por tani rrezikon realisht që të mungojë një ndeshje.

Megjithatë, Interi përmes avokatëve mund të pranojë fajësinë e lojtarit dhe në këtë mënyrë situata mund të mbyllet me një gjobë. Gjithçka do të vendoset javën e ardhshme, por e sigurt është që kapiteni argjentinas do të jetë në fushën e lojës kundër Napolit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: