Sunday, 22. March 2026
Sport

Gjendet pa shenja jete ish futbollisti i Sarajevës

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Crnkiç (30 vjeç), është gjetur i vdekur në një apartament në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-lojtari i Sarajevës kishte probleme shëndetësore, për këtë arsye së fundi u shtrua në spital, por u lirua për mjekim në shtëpi.

Kjo ka rezultuar fatale pasi e kanë gjetur në banesë pa shenja jete.

Gjatë karrierës së tij, Nermin ka luajtur për Michigan Bucks, Jabllonec, Znojmo, Slovan Bratislava, Sarajevën, Erfurt dhe Tuzlla City..

Teilen: