• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjendja e Oltion Bilallit po përmirësohet, futbollisti është në kujdes intensiv, por jashtë rrezikut për jetë

07/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbolli kosovar u trondit dje me rastin e lëndimit të rëndë të futbollistit të SC Gjilanit, Oltion Bilalli.

Një përplasje në ajër me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli bëri që futbollisti i gjilanasve të përfundonte në tokë pa ndjenja, ndërsa u largua me urgjencë nga stadiumi për t’u dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Qendra emergjente në QKUK mbrëmë konfirmoi se gjendja e Bilallit është stabile, por e rëndë, pasi ishte në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi.

E sot, gjenda e tij po shkon duke u përmirësuar, siç e konfirmojnë zyrtarë të klubit gjilanas.

“Për momentin është në kujdes intensiv, rrezikun kryesor e ka kaluar. Presim që të këndellet për 3-4 ditë”, ka thënë menaxheri i SC Gjilanit, Drilon Syleëjmani për Tëvë 1.

Bashkëlojtarët dhe drejtuesit e FFK-së e vizituan dje në spital lojtarin e lënduar rëndë, Oltion Bilalli, i cili pësoi gjakderdhje të brendshme në kokë.

Klubet dhe futbollistët përmes postimeve në rrjetet sociale i uruan shërim sa më të shpejtë Oltionit.

Të gjithë iu frikësuan më të keqes, por fatmirësisht futbollisti gjilanas po e merr veten dalëngadalë me ndihmën e mjekëve në QKUK.

Next Post

​Lautaro: Kam qarë për dy ditë nga dhmbjet, por s’mund ta humbisja këtë ndeshje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.