• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjeneral i “forcave ajrore” të Real Madridit, njihuni me statistikat mbresëlënëse të Rydigerit

15/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndaj Selta Vigos dy golat e parë ishin pothuajse fotokopje: Modriç që kroson nga këndi dhe Rydiger që kërcen me kokë dhe e dërgon në rrjetë.

rydiger

Dhe pikërisht gjermani dhe forca e tij për të mbizotëruar ajrin, si në mbrojtje ashtu sikurse në fazën ofensive është një nga pikat më të forta të skuadrës së Karlos Ançelotit, siç tregojnë edhe statistikat deri në këtë pjesë të sezonit. Ndonëse Reali i Madridit është skuadra që luan më pak se kushdo tjetër në Spanjë me krosime të gjata, në goditjet standarde ato përdoren shpesh dhe rezultativ dhe fitues del thuajse gjithmonë Entoni Rydiger.

Kur është luajtur thuajse edhe 1/3-ta e fazës së dytë të sezonit, “Galaktikët” janë ata që luajnë më pak nga ajri, me vetëm 440 topa të gjatë të luajtur, kundrejt Gironës, që me 619 raste kryeson këtë statistikë. Gjithsesi, sa herë që Reali rrezikohet apo kërkon që të shfrytëzojë ajrin, “gjenerali i forcave ajrore” është gjithmonë ai, Entoni Rydiger, i cili ka fituar më shumë duele sesa kushdo tjetër deri tani në La Liga (61 raste, ose e thënë ndryshe 67.2 për qind e rasteve).

Në të njëjtën kohë mbrojtësi i Realit është ai që ka spastruar më shumë se kushdo tjetër topa ajrore nga zona e tij (60), ka humbur vetëm 17 duele me rivalët dhe së bashku me Karvahalin janë ata që rikuperojnë më shumë topa në kampionat (98). Dhe ndoshta jo më kot Rydiger është edhe lojtari i dytë më i përdorur nga Ançeloti (2954 minuta), pas Valverdes me 3193 minuta lojë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Nuk kërkojmë hakmarrjen, por gjysmëfinalen”! Ançeloti: S’ka favoritë në “luftën” me Sitin, më i miri fiton Championsin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.