Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Gjeorgji- Çeki mbyllet në ‘paqe’, gjeorgjianët marrin pikën e parë në një Evropian

GS 22/06/2024 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur takimi midis Gjeorgjisë dhe Çekisë me rezultatin 1-1.

Gjeorgjia ka arritur të marrë avantazhin në minutat shtesë së pjesës së parë, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut përballë Republikës Çeke.

Një prekje e topit me dorë, nga Hranac, nuk ka kaluar pa u vënë re nga arbitri kryesor i sfidës, i cili pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR akordon një 11-metërsh.

Georges Mikautadze nuk gabon, duk e e çuar topin në rrjetë.

Në minutën e 59, vjen dhe goli i barazimit nga çekët, Lingr godet me kokë duke i marrë kohën mbrojtësit gjeorgjian. Topi godet shtyllë dhe më pas përplaset në trupin e Schick.

Teilen: