Kombëtarja shqiptare u mposht mbrëmjen e djeshme nga Gjeorgjia, takim që përfundoi me shifrat 0-1. Një humbje që i heq mundësinë kquezinjtë të jenë të parët në grupin B1 të Nations League, teksa tashmë ndodhen në vendin e 2-të me 3 pikë.
Gjeorgjianët në fakt shembën “fortesën” e kuqezinjtë, pasi janë skuadra e parë që mposhtin Kombëtaren shqiptare në “Air Albania” në epokën Sylvinho. Braziliani mori drejtimin e kuqezinjë më 2 janar të vitit 2023.
Humbja e fundit e Kombëtares në “Air Albania” ishte ndaj Izraelit më 10 qershor të vitit 2022. Në atë përballje izraelitët do të triumfonin 2-1, takim i vlefshëm për Nations League.
Tashmë pas më shumë se 2 vitesh, saktësisht 824 ditësh ëshë Gjeorgjia që mposht Shqipërinë në “Air Albania”, humbje që është e para për brazilianin në arenën kombëtare.
/newsport