Robert Gjeraj në emisionin “VAR Show” në “Tëvë1” ka komentuar tabelën e Superligës së Kosovës.
Ish futbollisti kosovar, tashmë analist dhe trajner futbolli tha se Ballkanit konkurrencë për titull mund t’i bëjë vetëm Drita, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ballkani ka bërë përvojën në gara evropiane, kjo po i ndihmon edhe në Superligë, vitin e kaluar ndoshta e ka nënvlerësuar pak ligën, por tash shihet se janë me këmbë në tokë. Ballkanit vetëm Drita mund t’i bëjë konkurrencë, këtë vit konkurrenca është më e dobët dhe këto dy ekipe janë defenitivisht më të mirat në ligë”, tha Gjergjaj.