Sunday, 10. May 2026
Sport

Gjermanët i kërkojnë ndjesë Kukurejës: Ishte një turp

GS 11/07/2024 1 Min. Lesezeit

Mediat gjermane kanë kritikuar ashpër sjelljen e tifozëve gjermanë të pranishëm në Mynih që kanë fërshëllyer nga minuta e parë deri në të fundit çdo prekje të topit nga mbrojtësi i Spanjës, Mark Kukureja.

20.06.2024, xjhx, Fussball EM 2024, Spanien - Italien emspor, v.l. Marc Cucurella Saseta Spanien UEFA REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and/or QUASI-VIDEO Gelsenkirchen *** 20 06 2024, xjhx, European Football Championship 2024, Spain Italy emspor, v l Marc Cucurella Saseta Spain UEFA REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and or QUASI VIDEO Gelsenkirchen

Fërshëllimat në adresë të mbrojtësit për shkak të penalltisë së pretenduar për lojë me dorë të humbur nga arbitri në ndeshjen çerekfinale të premten e kaluar në Shtutgart. Revista “Kicker”, e ka quajtur të turpshëm, të marrë dhe në kundërshtim me idenë e lojës së ndershme reagimin e gjermanëve. Nga ana e tij, kanali televiziv “NTV” përcaktoi se disa fansa të “Mannschaft” u shfaqën si humbës të këqij dhe gjithashtu mikpritës të këqij dhe se nuk kishte kuptim të fërshëllehej një lojtar si Kukureja.

Edhe gazeta “Die Welt” ka reaguar ashpër, me një letër të hapur e shkruar edhe në spanjisht: “Na vjen keq spanjollë, jemi sjellë si humbës të padenjë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: