• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjermani-Danimarkë, Eriksen mungon në stërvitje, Delanej në dyshim

28/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Kristian Eriksen ka munguar në stërvitjen e fundit të Danimarkës para ndeshjes me Gjermaninë për shkak të shqetësimeve në stomak. Një zëdhënës i federatës daneze ka deklaruar se lojtari me më tepër ndeshje me kombëtaren bëri vetëm ushtrime në palestër. Më pas, trajneri Kasper Hjulmand tha se Eriksen u gdhi të premten me të njëjtat shqetësime si Delaney, para ndeshjes në grup me Anglinë, dhe për këtë arsye u la pushim.

Hjulman shtoi se pret që lojtari të jetë i gatshëm për ndeshjen e Dortmundit, pasi gjendja e tij ka ardhur duke u përmirësuar. Ashtu si Gjermania, edhe Danimarka ka një mungesë të sigurt, Morten Hjulmand, për arsye kartonësh, dhe Eriksen në dyshim. Ndërkaq, trajneri i danezëve i ka injoruar diskutimet që bëhen në kampin kundërshtar për Havertz apo Fylkrug në majën e sulmit, duke thënë se kjo nuk ka rëndësi kush starton, pasi janë edhe zëvendësimet ato që vendosin në lojë.

Takimi i Dortmundit do të jetë i 29-ti midis dy skuadrave, nga të cilat Danimarka ka fituar tetë. Fitorja më e rëndësishme sigurisht që është ajo e 26 qershorit 1992, kur danezët fituan 2-0 në finalen e kampionatit evropian në Stokholm.

Next Post

“Shiriti i kapitenit është një përgjegjësi e madhe”, Xhixhi Donaruma: Skuadra është e karikuar, nuk kam arsye që t’i motivoj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.