• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjermani-Danimarkë, Nagelsman: Jemi tej mase të përgatitur për këtë ndeshje

28/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, është deklaruar kundër opinionit kritik që dëshiron ulje të numrit të skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin evropian. Formula me 24 skuadra pjesëmarrëse në fazën finale ka pasur kritikët e saj, të cilët kanë qenë të mendimit se një numër kaq i madh vendesh, pothuajse gjysma e anëtarëve të UEFA-s, ndikon në uljen e cilësisë. Kritikat sigurisht nuk janë pakësuar, përkundrazi, janë shtuar pas fazës së grupeve të Euro 2024, nga e cila u eliminuan vetëm tetë skuadra. Përveç dy vendeve të para të çdo grupi u kualifikuan edhe katër të treta nga gjashtë gjithsej, çka solli shumë llogaritje në ndeshjet e fundit e rrjedhimisht edhe futboll më pak cilësor. Disa ndeshje u mbyllën në barazime që iu voliteshin skuadrave përballë në fushë, të cilat sigurisht zgjodhën rezultatin në dëm të spektaklit. E megjithatë, trajneri i Gjermanisë, në konferencën për shtyp para takimit të së shtunës me Danimarkën, është shprehur se nuk e mendon kthimin në formulën e vjetër me 16 skuadra. Nagelsman tha se pjesëmarrja në kampionatin evropian është shumë e rëndësishme edhe për vendet e vogla, të cilat duan të jenë në një turne kaq të madh. Trajneri mori shembullin e Gjeorgjisë, skuadër debutuese e që u kualifikua midis 16 më të mirave.  “Ky është një turne special dhe është mirë kështu siç është”, deklaroi Nagelsman.

Next Post

“Zhgënjeva vendin tim”, lojtari i Juventusit pas të kuqit: Ndjesë të gjithëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.