Gjermania dhe Danimarka janë përballur në total plot 28 raste, ndërsa bilanci i shkon në favor “Pancerave”.
Vlen të përmendet kampionët e 4-fishtë në rangun e Botërorëve numërojnë 15 fitore, kundrejt 8 të danezëve, ndërsa 8 ndeshje janë ndarë në barazim.
DEBUTIMI – Dueli i parë mes përfaqësues të mësipërme daton prej 6 tetor i vitit 1912, e vlefshme në spektrin e miqësores, e mbyllur me suksesin e 3-1 të Danimarkës. Pjesa dërrmuese e sfidave i përkasin miqësoreve. Ballafaqimi i parë në një kompeticion elitar konsiston me Botërorin e vitit 1986, i zhvilluar në Meksikë. Bëhet fjalë për duelin në grupin E, e mbyllur me shifrat 2-0 në adresim të danezëve.
KAMPIONATI EUROPIAN – Takimi i parë në një Europian është ai në “Euro 1988”, ndërsa Gjermania po lulëzonte jo vetëm në futbollin europian, por edhe në atë botëror. Të besuarit e ish-trajnerit Franc Bekenabuer fituan me golat e Klinsman dhe Ton.
TRIUMFI HISTORIK – Nuk ka se si të harrohet Kampionati Europian i etapës 1992, mbi 30 vite më parë, kur danezët, të cilët fillimisht nuk ishin kualifikuar për turneun dhe u ngjitën vetëm për shkak të përjashtimit të Ish-Jugosllavisë, morën pjesë në finalen e Goteborgut (Suedi). Nordikët fituan 2-0 kundër “Pancerave” me golat e Xhohn Jensen (19′) dhe Kim Vilfort (78′).
PRECEDENTI I FUNDIT – Skuadra gjermane fitoi duelin e fundit në një Kampionat Europian 2-1 në fazën e grupeve 2012 me një gol të Lars Bender.