Wednesday, 19. August 2026
Sport

Gjermani/ Uli Hoeness: Fle dhe zgjohem me mendjen te Musiala, ajo që po ndodh është dramatike!

GS 19/08/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Bayern-it të Mynihut, Uli Hoeness, komentoi sot për “RTL” situatën e krijuar pas problemeve fizike të Jamal Musiala. Fantazisti bavarez në miqësoren kundër Leipzig dhe atë kundër Heidenheim humbi ndjenjat.

Gjermani shpjegoi në rrjetet e tij sociale se mjekët i kanë diagnostikuar çrregullimeve neurologjike, të cilat janë të përkohshme, afatshkurtra dhe lehtësisht të trajtueshme.

“Isha pa fjalë, kjo dukuri ndodh mjaft rrallë, por fakti që Jamali-t iu përsërit katër ditë më vonë më la pa fjalë. Shkoj në shtrat me këtë mendim natën dhe zgjohem në mëngjes duke menduar për të. Ne jemi pas tij, e mbështesim pa kushte”, tha numri një i klubit më të titulluar në Gjermani. A.V.

Teilen: