Janë mbyllur ndeshjet e fundit të raundit të 6-të të Ligës së Kombeve. Hungaria ka befasuar Gjermaninë në frymën e fundit me një barazim 1-1 të arritur në minutën e 99-të. Golit të Nmecha iu përgjigj Szoboszlai me penallti.
Ndalet edhe Holanda me të njëjtin rezultat, 1-1 përballë Bosnjës e cila i dha lamtumirën Ligës A. Tulipanët në avantazh në minutën e 24-të me Brobbey në një asistim të Lang, por në minutën e 67-të Demirovic përfiton nga asistimi i Dzekos dhe shmang një nokaut për skuadrën e tij.