Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes së parë të Euro 2024 ndërmjet nikoqirit Gjermanisë dhe Skocisë në Grupin A.
Florian Wirtz në minutën e 10-të solli gjermanët në epërsi, për të dyfishuar shifrat përmes Jamal Musiala nëntë minuta më vonë.
Gjermania nuk u ndal dhe në përfundim të kohës së rregullt shënoi edhe golin e tretë nga penalltia përmes Kai Havertz.
Skocia mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Ryan Porteous u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 44-të, për shkak të ndërhyrjes së palejueshme brenda zonës së rreptësisë ndaj Gundogan, pas së cilës gjyqtari shikoi VAR-in.
Ndeshja luhet në Munih në “Allianz Arena”. Në Grupin A bëjnë pjesë edhe Zvicra dhe Hungaria.