• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjermania gati ta presë Klopin një vit

16/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmi se Jyrgen Klop mund të marrë postin e trajnerit të Gjermanisë pas “Euro 2024” është rikthyer edhe njëherë.

56- vjeçari e ka zyrtarizuar largimin e tij nga “Anfield” pas 9 vitesh këtë verë dhe po planifikon të pushojë të paktën për një vit.

Ndërkohë që Gjermania shkon në Europianin e kësaj vere me Julian Nagelsmanin në krye. Por pasi Ksabi Alonso refuzoi punën e Bajernit dhe Liverpulit për të qëndruar në kampionët e Bundesligës, Leverkuseni, skuadra bavareze po i drejtohet opsioneve alternative.

Nageslman, i cili u shkarkua nga klubi pak më shumë se një vit më parë, tani është favorit për të bërë një rikthim shokues te ish-punëdhënësit e tij.

Dhe gazetari Fabricio Romano pretendon se nëse ai largohet nga kombëtarja gjermane pas Europianit, shefat e Federatës Gjermane të Futbollit duan ta zëvendësojnë atë me Klopin. Ata janë gati t’i japin legjendës së Liverpulit një vit pushimi, që ta pranojë rolin në 2025, me ndihmësin e Nagelsmanit, Sandro Vagner, që mund të qëndrojë në stol deri atëherë.

Next Post

WOW ÇFARË NDESHJE! Dortmundi bën mrekullinë ndaj Atletico Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.