Wednesday, 4. March 2026
Sport

Gjermania harron të fitojë, Flik premton rikthim pas disfatës me rivalët e Shqipërisë: Moment i vështirë, por…

GS 17/06/2023 2 Min. Lesezeit

Hansi Flik ka dashur të tregohet optimist pas një tjetër takimi me rezultat negativ, humbja ndaj Polonisë me shifrat minimale 1-0 në transfertë.

FLIK

58-vjeçari po ashtu nuk ka lënë mënjanë shqetësimet e tifozëve në saj të shifrave në sfidat e fundit, të cilat kanë marrë trend negativ:

“Është fakt se rezultatet pozitive të ndihmojnë në shumë drejtime, por fati nuk na buzëqeshi në episode të caktuara. Rritja e besimit mbetet detyrë kryesore drejt vazhdimësisë. Mbështetësit tanë nuk kanë përse shqetësohen. Ne gjendemi në fazë eksperimentale dhe kemi marrë disa indikacione të duhura për testet e ardhshme. Jam i bindur se do t’ia dalim në vijimësi për të treguar se çfarë jemi të aftë të konkludojmë.

Grupi ka potencial të madh, por duhet të funksionojmë në unison. Zhvendosja e sistemit difensiv nga 4 mbrojtës klasik në 3 shtylla qendrore përkon në planin eksperimental. Lojtarët në çaste të caktuara dëshmojnë vendosmëri, por më pas linjat bien dhe kështu prishet trajta kolektive”, përfundoi Hansi Flik.

Testi i fundit për muajin qershore do të jetë me Kolumbinë në Gjermani, saktësisht pas 3 ditësh. Mbetet e paqartë nëse Hansi do t’i qëndrojë “besnik” sistemit me 3 në prapavijë në testet e ardhshme apo do t’i “ndryshojë” fytyrë taktike organizatorëve “Euro 2024”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: