• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjermania kërkon të paguhet për futbollistët që ndërrojnë kombëtare, Shqipëria e Kosova po i ndjekin disa lojtarë të saj

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimi i kombëtareve mund të mos jetë i mundur pa paguar.

Kjo është ideja që po shqyrtohet nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila duket se kërkon që të shmangë largimin e futbollistëve në të ardhmen.

Drejtori i Federatës Gjermane të Futbollit, Andreas Reting, ka shpjeguar për mediat se po shihet mundësia që të nxitet FIFA të vendosë pagesa për ndryshimin e kombëtareve.

Sipas gjermanëve, është e padrejtë që një Federatë të mos përfitojë asgjë nga një lojtar të cilin e ka stërvitur dhe më pas zgjedh të përfaqësojë një shtet tjetër.

“Është plotësisht e pakuptimtë për mua se pse një lojtar i cili është stërvitur për 5 vite nga një klub, e nga federata gjithashtu që është partnere e klubit, të ndryshojë falas ekipin kombëtar. Ne po shqyrtojmë mundësinë që të përfitojmë një kompensim për ndryshimin e përfaqësueseve. Trajnimi duhet të sjellë përfitim për të dy palët, si për të trajnuarin si për atë që e trajnon”, tha ai.

Nëse plani i Gjermanisë rezulton i suksesshëm, FSHF duhet të ngutet të sigurojë sa më parë një “po” nga emra si Nelson Weiper, Brajan Gruda apo Arijon Ibrahimoviç që i monitoron prej kohësh, pasi përndryshe mund të jetë e detyruar të paguajë për të siguruar kalimin e tyre te fanella kuqezi.

Ibrahimoviçin po e ndjek edhe FFK.

Next Post

“Kosova është në nivel të lartë” – Xhaka reagon pas largimit të Avdullahut dhe Hajdarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.